Thursday, June 13, 2013

Ja TOP 5 i vitheve më të mira latine

Në një anketë të zhvilluar javën që shkoi, lexuesit e revistës së njohur latine “Amigo”, kanë votuar se cila nga yjet e shoubiznesit me prejardhje nga Ameika Latine, ka vithet më të bukura.
Dhe këta lexues është dashur të zgjedhin në mes të Jennifer Lopez, Shakira-s, Eva Mendes, Eva Longoria dhe Sofia Vergara. Dhe shumica e lexuesve janë përcaktuar për vithet e Jennifer Lopez-it.
Ndoshta ky vendim i lexuesve është marrë në bazë të asaj se gjatë disa prej koncerteve të fundit që i ka mbajtur Jennifer Lopez, ajo nuk ka ngurruar aspak që të nxjerr në pah armën e saj kryesore, pra vithet e saj të bujshme.

Siç dihet, ajo shumë vite më parë, pikërisht këtë pjesë të trupit e ka siguruar për shumën prej 27 milionë dollarëve në rast se i ndodh ndonjë aksident. Në këtë anketë, ajo ka marrë votën e 29 për qind të lexuesve, duke kryesuar bindshëm pra kandidateve të tjera.


Menjëherë pas saj, vjen ylli tjetër i Hollivudit, aktorja Eva Mendes, e cila ka rrëmbyer 20 për qind të votave. Pozita e tretë i ka takuar këngëtares së famshme kolumbiane Shakira, e cila është dashur të kënaqet me 18 për qind të votave.

Pozita e katërt shkon për yllin e serisë së popullarizuar “Desperate Housewives”, Eva Longoria, e cila ka marrë 17 për qind të votave, derisa Sofia Vergara është e fundit, me 16 për qind të votave.
Mund të themi se ka qenë një konkurrencë mjaft e ashpër mes Eva Mendes, Eva Longoria, Shakira dhe Sofia Vergara, pasi diferenca mes tyre ishte mjaft e vogël.
Në këtë anketë votën e tyre e kanë dhënë mbi 20 mijë lexues, mirëpo, ka pasur kritika që në këtë përzgjedhje nuk janë përfshirë edhe disa bukuroshe tjera latine, të cilat njihet për format e jashtëzakonshme të trupit, sidomos vithet