Wednesday, June 12, 2013

Ja cfar ndodh kur Drejtori s’i lejon nxenesit te shkojn në ekskurzion, ia dogjën veturën


Të pakënaqur që nuk kishte lejuar të iknin në ekskurzion, katër të mitur dhe një i moshës 18-vjece, i kanë vënë flakën veturës së drejtorit të shkollës së mesme “Zef Lush Marku” në Shkup. Sipas njoftimeve të Ministrissë së Punëve të Brendshme (MPB), personat në fjalë, do të japin llogari ligjor për shkak se kanë ‘shkaktuar rrezik të përgjithshëm’. Në fakt, të dyshuarit më 16 prill të këtij viti rreth orës 18.00, në oborrin e shkollës kishin thyer xhamin e veturës, pronë e drejtorit М.R., me ç’rast brenda në veturë kishin hedhur koktell molotovi, duke shkaktuar në këtë mënyrë, dëmë në vlerë prej 390 mijë denarë. Policia personat në fjalë i ka ndaluar dhe i kishte dërguar në stacionin policor. Ata gjatë pyetjeve nga ana e inspektorëve policor, kanë pohuar se shkak për djegien e veturës, ishte vendimi i drejtorit që nxënësit e joshembullor dhe të padisiplinuar, të mos shkojnë në ekskurzion.